Secondary Adv

Rama: Në 2026 bizneset në turizëm e transport duhet të mundësojnë pagesa me kartë

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së fundvitit se qeveria ka hapur një kapitull të ri sa i përket reduktimit të përdorimit të cash-it në ekonominë shqiptar.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së në kuadër të strategjisë së qeverisë për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi fundvitit se brenda qershorit 2026, bizneset e turizmit dhe të transportit duhet të garantojnë format alternative të pagesave.

 

“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite si fillim. Ajo që dua të theksoj është që deri në qershor çdo biznes që operon në sektorin e turizmit dhe transportit do duhet të garantojë format alternativat të pagesave për qytetarët, jo vetëm cash dhe asgjë tjetër, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike”, tha kryeministri.

 

Sipas kryeministrit, brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës, në mënyrë që vendasit apo vizitorët të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike.

 

Lidhur me pagat e administratës, kryeministri e vuri theksin te mjekët e infermierët.

 

“Parashikohet rritje e pagave të mjekëve dhe infermierëve, sikurse dhe rritje e shpërblimit të tyre sipas punës. Në tërësi parashikohet që paga për ta sipas kategorive të rritet 135 euro në muaj. Po kështu njohja e vjetërsisë së punës dhe vlerësimi i saj.

 

Gjithashtu edhe në shërbimin e trajtimit mjekësor dhe medikamente, pasi kanceri është bërë agresiv dhe po vret më shumë. Kemi dhënë 15 mln euro më shumë për këtë kategori te Onkologjiku dhe po vijohet më tej për të rritur kapacitetet e shërbimit. Po kështu edhe projektet e tjera, si transplante për gjirin dhe për pacientet gra”, tha kryeministri.

 

Ai shtoi se po punohet në digjitalizimin dhe transformimin e shërbimit shëndetësor, në autonomi e menaxhim. Sipas tij, në Spitalin memorial ka nisur për herë të parë autonomia financiare, po kështu në 12 spitale po zbatohet autonomia menaxheriale dhe po vijon puna për 4 spitale të tjera.

 

Po ndërtohet godina e re e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, spitale në Lezhë, i fëmijëve në QSUT, i Peqinit, shtëpia e të moshuarve në Libohovë dhe janë në proces të tjera.

 

Burimi: Monitor


Më të lexuarat